Lajme

Përmendorja e Idriz Seferit zbulohet më 28 Nëntor

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 20 June 2017

Më 28 Nëntor do të bëhet zbulimi i përmendores së heroit të kombit, Idriz Seferi, e cila do të qëndrojë në një vend ideal në qendër të qytetit të Gjilanit dhe do të kujtohet përherë si njeri i madh, luftëtar i denjë dhe prijës i vendosur në rezistencën e fuqishme për lirinë e tokave shqiptare.

Kryetari i komunës, Lutfi Haziri, pas takimit me Komisionin Komunal për shënimin e vitit të Idriz Seferit dhe përzgjedhjen e skulpturës për ndërtimin e shtatores së Idriz Seferit, ka thënë se gjithçka është në kuadër të përgatitjeve, për festën e 28 Nëntorit në Gjilan.

“Komisioni komunal ka për detyrë që të bëjë vlerësimin e ofertave të realizuara në skulpturë, për shtatoren që i kushtohet heroit kombëtar Idriz Seferi. Familja Idrizi, është bashkëpunuese sikur gjithnjë që kjo vepër, kjo histori dhe personaliteti fizik i Idriz Seferit të prezantohet fuqishëm në mënyrë sa më reale për qytetarët e Gjilanit dhe vizitorët e tjerë”, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

Ndryshe, ARS Club “Beqir Musliu”, me mbështetje të Komunës së Gjilanit ka të përgatitur tashmë edhe kalendarin letrar dhe me 24 qershor hapet konkursi letrar në poezi, tregime dhe ese, që i kushtohen kolosit Idriz Seferi, me hapjen simbolike të Trekëndëshin Poetik të Paqes, ndërsa po të njëjtën ditë ndahet çmimi letrar “Beqir Musliu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera