Lajme

Përmendi emrin e Allahut në aeroplan, diçka e tmerrshme i ndodhi pastaj

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 08 October 2017

Khairuldeen Makhzoomi, një 26 – vjeçar i diplomuar në Universitetin e Berkeley, Kaliforni, u ul nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles, në Prill të këtij viti.

Sipas asaj që shkruan “The Independent”, sapo i riu kishte zënë vendin e tij në avion, ai i kishte bërë një telefonatë të shkurtër dajës së tij në Bagdad, për t’i treguar sesa i emocionuar ishte që do të kishte mundësinë t’i bënte një pyetje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki – moon, gjatë një darke që do të zhvillohej të nesërmen e asaj dite.

Por përpara se të mbyllte telefonin, ai tha shprehjen “ishallah“.

-Advertisement-

“Brenda dy minutave erdhi një djalë bashkë me dy oficerë policie. Nuk mund ta besoj sa shpejt erdhën dhe më kërkuan të zbrisja nga avioni”, shpjegoi Makhzoomi.

Një agjent e shoqëroi jashtë dhe e pyeti përse po fliste në arabisht, duke marrë parasysh “klimën aktuale politike”.

Studenti i shkencave politike i shpjegoi me qetësi se kishte thënë vetëm fjalën “me shpresë të Zotit” dhe interrogatori u mbyll, megjithatë jo para se të sillnin qentë për të kontrolluar valixhet e tij për eksplozivë.

“SHBA është toka e lirë. Njerëzit e respektojnë ligjin. Si mund t’i poshtërosh njerëzit në këtë mënyrë? Ishte një shok i madh”, tha Makhzoomi për “The Independent”.

“Kam jetuar nën udhëheqjen e Saddam Hussein, e di çfarë do të thotë diskriminim”, shtoi ai më tej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera