Lajme

Përmbytjet në Pakistan, së paku 549 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 06 August 2022

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat të dendur të musonit vranë të paktën 549 persona në Pakistan gjatë muajit të kaluar, me komunitetet e largëta në provincën e varfër jugperëndimore të Balochistanit ndër më të goditurat.

Agjencitë qeveritare dhe ushtria kanë ngritur kampe ndihme në rajonet e goditura nga përmbytjet dhe po punojnë për të ndihmuar në zhvendosjen e familjeve dhe sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.

Përveç viktimave, përmbytjet kishin dëmtuar më shumë se 46,200 shtëpi, tha të premten Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive, shkruan CNN.“Ne po bëjmë çmos për të ofruar ndihmë dhe rehabilitim të gjerë të viktimave të përmbytjeve,” tha kryeministri Shehbaz Sharif gjatë një vizite në zonat e goditura.

-Advertisement-

Por qeveria provinciale e Balochistan tha se kishte nevojë për më shumë fonde dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për ndihmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera