Lajme

Përmbytjet, ambasadori Lu vlerësim dhe solidaritet për Forcat e Armatosura

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 02 December 2017

Ambasadori Amerikan, Donald Lu vlerëson punën e Forcave të Armatosura.

Këtë diplomati amerikan e tha gjatë një takimi me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa vizituan sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.

Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash.

-Advertisement-

Gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Aktualisht FA kanë të angazhuar në terren 450 efektivë për evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen në argjinaturat e lumenjve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera