Përmbytje të mëdha, stuhi të forta, valë të nxehta rekord! Çfarë do të sjellë kjo verë dhe “fatura” që do të paguajë Evropa

Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 19 June 2023
Me ndryshimin e klimës, moti në Evropë po bëhet më ekstrem. Çfarë mund të sjellë kjo verë për sa i përket valëve të të nxehtit, thatësirës, përmbytjeve, zjarreve në pyje?
Perspektiva e përgjithshme është pesimiste siç e kemi parë tashmë këtë dimër dhe pranverë. Sipas një raporti të motit ekstrem të Agjencisë Evropiane të Mjedisit të botuar pak ditë më parë, shpjegohen sfidat kryesore klimatike të lidhura me motin me të cilat përballemi këtë verë.
Përmbytje të mëdha, stuhi të forta, valë të nxehta rekord, moti ekstrem është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo po prek njerëzit, ekosistemet dhe ekonomitë në mbarë botën.
“Temperaturat ekstreme jo vetëm që ndikojnë në shëndetin e grupeve vulnerabël por gjithashtu shkaktojnë shqetësime për të gjithë. Lumenjtë dhe liqenet po thahen, duke ndikuar në të gjithë jetën e varur prej tyre. Tokat po thahen gjithashtu, duke rritur rreziqet nga zjarri dhe duke ulur produktivitetin bujqësor. Pjesë të tjera të Evropës po përjetojnë rrebeshe intensive, ndonjëherë duke përmbytur ndërtesa dhe duke dëmtuar pronën dhe infrastrukturën brenda pak minutash. Zonat bregdetare do të jenë në rrezik nga stuhitë më të shpeshta, duke rezultuar gjithashtu në përmbytje të ndërtesave ose tokave bujqësore”, thuhet në raport.
Moti ekstrem pasohet dhe me një faturë financiare. Referuar analizës së publikuar në raportin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit nëse vendet Evropiane nuk marrin masa, humbjet në ekonomi do të vijnë duke u rritur. Panorama që paraqitet në raport është vërtet pesimiste.
“Ndërmjet viteve 1980 dhe 2021, ekstremet e lidhura me motin dhe klimën shkaktuan humbje ekonomike të vlerësuara në 560 miliardë euro në Shtetet Anëtare të BE-së, nga të cilat 56.6 miliardë euro vetëm në vitin 2021. Analizimi i tendencave në humbjet ekonomike është i vështirë, pjesërisht për shkak të ndryshueshmërisë së lartë të motit nga viti në vit. Megjithatë, disa analiza statistikore kanë zbuluar se humbjet ekonomike rriten me kalimin e kohës. Ndërsa ngjarjet e rënda ekstreme të lidhura me motin dhe klimën pritet të intensifikohen më tej, duket e pamundur që humbjet ekonomike të lidhura të zvogëlohen deri në vitin 2030”.
Në 40 vitet e fundit, moti ekstrem ka qenë përgjegjës për:
-85,000 deri në 145,000 vdekje njerëzore në të gjithë Evropën, gjatë 40 viteve të fundit. Mbi 85% e viktimave ishin për shkak të valëve të të nxehtit.
-Humbjet ekonomike nga moti dhe ekstremet e lidhura me klimën në Evropë arritën rreth gjysmë trilion euro gjatë së njëjtës periudhë dhe mesatarisht po rriten çdo vit me mbi 2%.
Perspektiva: Çfarë mund të sjellë kjo verë?
Valët e të nxehtit që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, si valët e të nxehtit të verës së vitit 2022, po bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të gjithë skenarët klimatikë edhe këtë verë.
Në Evropën Jugore, veçanërisht, mund të ketë më shumë se 60 ditë vere gjatë të cilave kushtet janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, që do të thotë një numër më i madh i vdekjeve dhe shtrimeve në spital, veçanërisht në mesin e të moshuarve dhe të sëmurëve.
Reshje të mëdha parashikohen të rriten në pjesën më të madhe të Evropës, duke çuar në rritjen e incidencës së përmbytje, veçanërisht në Evropën veriperëndimore dhe qendrore. Duhen marrë masa për të mos u përsëritur skenari i përmbytjeve të korrikut 2021 në Gjermani dhe Belgjikë .

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...