Lajme

Përmbytje të frikshme “pushtojnë” jugun e Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 15 March 2023

Pjesa jugore e Turqisë është përfshirë nga përmbytje masive, të shkaktuar nga reshjet e pandërprera dhe intensive të dy ditëve të fundit, vetëm 6 javë pas tërmeteve shkatërrimtare që vranë rreth 55 mijë persona.

Mediat e huaja kanë shpërndarë pamjet e vërshimeve të frikshme të ujërave në qytetin e Sanliurfa, të njohur ndryshe si Urfa, ku shihet rrjedha e ujit që kalon si një lumë nëpër rrugët e qytetit duke marrë para ç’të gjejë, ndërsa niveli arrin deri në lartësinë e një makine.

Mediat lokale raportojnë për katër të vdekur deri më tani dhe dy zjarrfikës, që rezultojnë të humbur.

-Advertisement-

Vërshimet nuk kanë kursyer as shtëpitë “kontejnerë” të familjeve të strehuara në to pasi ngelën të pastrehë pas tërmeteve të 6 shkurtit, duke shkaktuar deri më tani 1 të vdekur dhe katër të humbur. /a2news/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera