Lajme

Përmbytje masive në Gjermani, evakuohen qindra banorë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 26 December 2023

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Gjermani kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa pjesë të vendit. Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Po ashtu, një shtëpi pleqsh në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve. Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.

Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser. Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë. /DW

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera