Lajme

Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Kinë, evakuohen mijëra njerëz nga shtëpitë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 22 June 2022

Kina jugore po përballet me përmbytje dhe rrëshqitje dheu, teksa zona po përjeton reshjet më të dendura të shiut në disa dekada.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë.

Reshjet kanë fryrë tejmase rrugët ujore në pellgun e lumit Pearl, duke rrezikuar transportin e ushqimeve dhe njerëzve. Banorëve që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve u është kërkuar të lëvizin në toka më të larta.

-Advertisement-

Mesatarja e reshjeve në provincat Guangdong, Fujian dhe Guangxi midis majit dhe qershorit arriti në 621 milimetra, më e larta që nga viti 1961, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike të Kinës.

Kinezët janë vendosur në shkollat e shndërruara në strehimore dhe në disa tenda të të ngritura në terrene sportiv.

Qyteti i Shaoguan është ndër më të prekurit, zyrtarët kanë ngritur alarmin e kuq, qyteti regjistroi reshje rekord që nga fundi i majit.

Qyteti industrial i Guangdong pezulloi mësimin, punën në zyrë dhe transportin publik mes rritjes së nivelit të ujërave dhe kërcënimit nga rrëshqitjet e dheut.

Në provincën fqinje të Jiangxi, shtëpitë e 500,000 njerëz janë dëmtuar nga shiu me baltë që ka vërshuar brenda godinave.

Sezoni i shirave të verës shkakton gjithnjë përmbytje në Kinën jugore, por ndryshimii klimës duket se po e përkeqësojnë situatën. Nga ana tjetër, shumë zona në veri të vendit po përjetojnë temperatura jashtëzakonisht të larta.

Në të gjithë globin, stuhitë tropikale po bëhen më intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike, duke çuar në përmbytje të shtuara që kërcënojnë jetët e njerëzve dhe gjallesavesi dhe të të korrat dhe ujërat nëntokësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera