Lajme

Përmbyti anijen, i konfirmohet dënimi prej 16 vite burg

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 13 May 2017

Gjykata e Lartë e Italisë sot ka konfirmuar dënim me burg prej 16 vitesh ndaj kapitenit të anijes “Costa Concordia”, për rolin e tij në përmbytjen e anijes në vitin 2012, ku humben jetën 32 persona.

Kapiteni Francesco Sketino ishte dënuar në 2015 me 16 vjet në burg, për përgjegjësinë që kishte në përmbytjen e anijes, raporton Reuters.

Tragjedia kishte ndodhur në afërsi të ishullit Giglio në Toskanë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera