Lajme

Përmbytet Durrësi, “paralizohet” jeta në qytet dhe në port

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 30 November 2017

Prej mbrëmjes së djeshme pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga një mot i keq, me reshje të dendura shiu.

Probleme janë shkaktuar edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Për pasojë është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit.

-Advertisement-

Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit.

Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë nga gjashtë-shtatë orë me vonesë.

Sipas Kapitenerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur.

‘Kemi marrë masa dhe po monitorojme situatën’, bën me dije Kapiteneria. Përmbytje ka edhe në rrugët e qytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera