Përmbysja e 8 përqindëshit si premtim zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 06 June 2017
Premtimet e partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, për rritje ekonomike deri në 8 për qind apo edhe më shumë, janë në mospërputhje të plotë me parashikimet e Bankës Botërore.
Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar në prill të këtij viti, ka vënë në pah se Kosova kishte shënuar rritje ekonomike prej 3.6 për qind në vitin 2016, kurse gjatë këtij viti, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.9 për qind.
Derisa, në raportin e fundit të publikuara nga Banka Botërore për rritjen ekonomike botërore, në pjesën për Kosovën, thuhet se për dy vitet e ardhshme 2018 dhe 2019, rritja ekonomike nuk do të jetë më e lartë se 4.4 për qind.
Ndërkohë, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportet për Kosovën, nuk ka parashikuar rritje ekonomike më shumë se 3.5 për qind në vitin 2017.
Kosova, rritjen ekonomike më të lartë e kishte shënuar në vitet 2010 dhe 2011 dhe atë jo më shumë se mbi 5 për qind.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se premtimet e partive politike për rritje ekonomike deri në 8 për qind nuk janë në harmoni me parashikimet e Bankës Botërore, dhe se si të tilla nuk mund të jenë edhe të realizueshme.
Sipas tij, me trendet aktuale ekonomike në të cilat është Kosova, premtimet për dyfishim të rritjes ekonomike, janë të parealizueshme.
“Nëse marrim parasysh projektet aktuale të cilat janë planifikuara dhe janë në zbatim e sipër, rritja ekonomike në dy vitet e ardhshme nuk parashikoj të jetë mbi 5 për qind, do të sillet rreth 4 për qind”, thekson Gashi.
Për përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë, premtimet për rritje ekonomike dhe më pas rritjen e buxhetit të shtetit, që po bëhen nga përfaqësuesit e partive politike, ekonomikisht janë të parealizueshme.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, i tha Radios Evropa e Lirë se premtimet e partive politike për rritje ekonomike, nuk kanë bazë ekonomike.
“Premtimet për rritje ekonomike, jo që nuk janë të realizueshme, por janë të pamundshme me rritjen ekonomike aktuale. Për me keq në vitin 2017 do të kemi rritje ekonomike më të ulët, pasi që do të shënojmë rënie gati në të gjithë sektorët. Parametrat për këtë vit janë negativ, do të kemi rënie të investimeve, të eksporteve. Pra, gjithë kjo çka e premtojnë partitë politike në kohën dhe në gjendjen që është Kosova nuk mund të realizohen”, thekson Shahini.
Ndërkohë, mundësia për të pasur rritje më të lartë ekonomike se 4 për qind, sipas ekspertit të ekonomisë Naim Gashi, në Kosovë duhet të ketë investime të mëdha si në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, investime në fushën e minierave dhe mineraleve, në turizëm si dhe në realizimin e projektit për Brezovicën.
“Të gjitha rritjet ekonomike që janë mbi 7 për qind janë vështirë të realizueshme, por jo të pamundshme, pasi nëse në Kosovë mund të vijnë investitorë të huaj të cilët investojnë në kapacitete të reja energjetike, siç është termocentrali ‘Kosova e re’, atëherë do të ketë nxitje ekonomike e cila mund të ndikojë në masën e përgjithshme të bruto produktit vendor deri në 2 për qind shtesë rritje ekonomike në rritjen aktuale”, thekson Gashi.
Partitë politike u kushtojnë rëndësi premtimeve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, për faktin se Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë dhe me shkallë të lartë të papunësisë.
Rritjet ekonomike që Kosova ka pasur përgjatë viteve, ndonëse ishin konsideruar të jenë më të lartat në rajon, për analistët ekonomikë ishin konsideruar të jenë të pamjaftueshme për t’i adresuar problemet thelbësore që ka Kosova, siç janë papunësia dhe varfëria.
Në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se 17.6 për qind e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 1.82 euro në ditë dhe 5.2 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë së skajshme me 1.30 euro për të rritur në ditë. Ndërkaq, papunësia në Kosovë është 28.7 për qind.
Të tjera
-
Bedri Hamza fton qytetarët të bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së në sallën “1 Tetori”
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ...
-
Besnik Tahiri me numrin dhjetë në listën e AAK-së, synon që të vazhdoj kontributin në Kuvendin e Kosovës
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit bartë numr...
-
Ferat Shala: Besoj se duke punuar së bashku, mund ta bëjmë Kosovën më të mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
“Falë besimit tuaj, kam gjetur forcën për t’u rikthyer” Ganimete Musliu kujton operacionin e rëndë të cilin e kaloi në fillim të vitit të kaluar
Ganimete Musliu është një prej kandidateve kryesore për deputete të Partisë D...
-
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Ky është Arban Sihari nga Prizreni, i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar, për cilin nisën kërkimet në lumin “Drini i Bardhë”
Që nga 24 dhjetori i vitit të kaluar, familja Hisari nga Prizreni ka humbur t...
-
Policia dhe FSK nisin kërkimet për gjetjen e një 26 vjeçari në Prizren, që u raportua i zhdukur që nga dhjetori i vitit 2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet p...
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...