Lajme

Përmbyset rezultati zgjedhor në Kosovë – rritet VV, bie LAA?

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 28 June 2017

Numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht ka përmbysur rezultatet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se koalicioni PAN përfundimisht pritet t’i ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç u bë e ditur fillimisht, përderisa numri i deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” ka arritur në 32, një deputet më shumë se që ishte thënë fillimisht, ka bërë të ditur ky burim i “Zërit”.

Në anën tjetër, koalicioni LAA do t’i ketë vetëm 29 deputetë, jo siç ishte thënë fillimisht 30. Për deputetët minoritar janë në dispozicion 20 ulëse në Kuvend.

-Advertisement-

Përndryshe, KQZ deri nesër pritet t’i publikoj rezultatet përfundimtare, 18 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, PZAP pritet t’i certifikoj rezultatet brenda ditës, nëse nuk ka ankesa nga subjektet politike në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera