Sport

Përmbledhje e top ligave evropiane

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 16 February 2020

Janë zhvilluar xhirot e radhës në top ligat evropiane, ku pati golat, spektakël befasi e shumëçka tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus me poshtë ju sjellë një përmbledhje të shkurtë të gjithë asaj se çfarë ndodhi në stadiumet e ndryshe të Evropës.

PREMIERLIGA

-Advertisement-

Liverpooli ka vazhduar me fitore edhe në këtë javë në Premierligë. ‘The Reds’ kanë triumfuar si mysafir të Norwichit me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga i rikthyeri nga lëndimi, Sadio Mane.

Fotografia e Liverpool FC Shqip

Skuadra e Jurgon Kloppi nuk lejoji befasi as këtë xhiro dhe shkoi në kuotën e 76 pikëve nga 78 të mundshme.

Fitore në këtë vikend kanë shënuar edhe Tottenhami që ka triumfuar në minutat e fundit të takimit si mysafir i Aston Villas me rezultat 3-2 dhe Arsenali që në shtëpi e ka ‘shkatërruar’ Newcastlen me rezultat 4-0.

‘Topçinjtë’ pas një kohë të gjatë u rikthyen të fitorja, loja e bukur dhe golat.

Manchester City, Unitedi dhe Chelsea nuk zhvilluan ndeshje këtë javë.

BUNDESLIGA

Bayern Muncheni ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Kolni me rezultat 4-1 dhe ka vazhduar kryesimin në Bundesligë.

Fotografia e FC Bayern München

Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmundi që ka triumfuar në shtëpi ndaj Frankfurtit me rezultat të lartë 4-0.

Fotografia e Borussia Dortmund

Werder Bremeni i Milot Rashicës edhe këtë javë ka dështuar të fitoj. Bremeni pësoi humbje në udhëtim te Leipzigu me rezultat 3-0.

Rashica luajti 90 minuta të plotë, por nuk arriti ta ndihmonte skuadrën e tij në ndonjë rezultat pozitiv.

SERIE A

Juventusi ka shënuar fitore edhe pa Cristinao Ronaldon, i cili mungoi për shkaqe personale.

‘Zonja e Vjetër’ e mposhti në shtëpi skuadrën e Brescias me rezultat 2-0 për të vazhduar kryesimin në kampionat.

Interi është mposhtur nga Lazio me rezultat 2-1 dhe ka humbur pozitën e dytë në tabelë.

Milani takimin e kësaj jave e luanë nesër ndaj Torinos.

LA LIGA

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 2-1, ndërsa Real Madridi nuk ka arritur më shumë së një barazim 2-2 me Celta Vigon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera