PËRMBLEDHJE: Çfarë po premtojnë partitë dhe koalicionet për votuesit e Kosovës!
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 03 June 2017
Të gjitha partitë dhe subjektet politike të cilat do të garojnë brenda apo jashtë koalicioneve kanë filluar të prezantojnë programet e tyre qeverisëse për katër vitet e ardhshme.
Më 31 maj në Kosovë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 qershor 2017, ku do të garojnë 19 parti politike, 5 koalicione dhe dy nisma të qytetarëve.Të gjitha partitë dhe subjektet politike të cilat do të garojnë brenda apo jashtë koalicioneve përmes tubimeve dhe takimeve me qytetarët në mbarë territorin e Kosovës kanë filluar të prezantojnë programet e tyre qeverisëse për katër vitet e ardhshme, shkruan Anadolu Agency (AA).
Koalicioni i përbërë nga partitë PDK-AAK-NISMA (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën) së bashku me dhjetë parti të tjera paraqiten në fushatë me moton “Fillimi i ri” nën udhëheqjen e kryetarit në detyrë të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.Ky koalicion kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës ka zgjedhur kryetarin e AAK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në ditën e parë të fushatës zgjedhore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë deklaroi se ky koalicion do ta përmirësojë sistemin e shëndetësisë, dhe vendi do të ketë rritje në ekonomi dhe në prodhimtari, ku sipas tij, do të investojnë për të rinjtë dhe gratë dhe do të sjellin shumë investitorë nga diaspora.Haradinaj po ashtu ka deklaruar se “ky koalicion do ta mposhtë korrupsionin, krimin dhe terrorizmin.
” Ai tha se ky koalicion synon që Kosova të ketë prokurorë e gjyqtarë të cilëve qytetarët do ju besojnë dhe policinë e ushtrinë që i bindin qytetarët se ata janë të sigurtë.Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në këtë tubim premtoi rritje të pagave për 30 për qind në sektorin publik, rritjen e pensioneve për 25 për qind dhe trajtim të barabartë për personat me nevoja të veçanta.
Ai po ashtu deklaroi se ky koalicion garanton një reformë të thellë në shëndetësi, ku mjekët sipas tij do të kenë paga dhe trajtim me dinjitet.Në anën tjetër LDK-ja (Lidhja Demokratike e Kosovës), e cila në mandatin e kaluar ishte në koalicionin qeverisës, ka krijuar koalicion me moton “Bashkë të vendosur” së bashku me partitë AKR (Aleanca Kosova e Re) dhe “Alternativa”, ndërsa kandidati për kryeministër i këtij koalicioni është Avdullah Hoti.Avdullah Hoti në ditën e parë të fushatës, në forumin e organizatës jo-qeveritare FOL ka bërë të ditur se shtyllat kryesore të programit qeverisës të koalicionit të tij janë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.
Ai po ashtu ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i cili ka filluar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së në vitin 2011 do të vazhdojë dhe do të ketë afat “ku në fund të dialogut Kosova do të njihet nga Serbia.”Hoti në tubimin e parë të fushatës zgjedhore në Prishtinë premtoi se Kosova do të ketë buxhet të qëndrueshëm prej 3 miliardë euro brenda mandatit dhe rritje ekonomike deri në 7 për qind.
Ai po ashtu premtoi rritje të pagës minimale, trefishimin e buxhetit për bujqësi, trefishimin e tokave nën ujitje, pushim prindëror dhe përkujdesje 12 mujore për fëmijë me pagesë.Hoti ka garantuar reformim në sistemit arsimor dhe shëndetësor, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ndërsa, Lëvizja “Vetëvendosje” e cila në mandatin e kaluar ishte në opozitë, do të garojë e vetme në këto zgjedhje dhe kandidat për kryeministër ka zgjedhur Albin Kurtin. Motoja e “Vetëvendosjes” është “vija e vetme e kuqe” ku simbolizohet pjesëmarrja e vetme, jashtë koalicioneve në garat zgjedhore.Kurti gjatë fushatës në një tubim të partisë së tij në qytetin e Pejës premtoi se qytetarët e vendit do të votojnë për një qeveri, e cila nuk sundon, por i shërben popullit. Ai ka premtuar se me “Vetëvendosjen” në qeverisje nuk do të ketë më korrupsion e krim, por do të ketë vetëm demokraci, siguri, zhvillim, punësim mirëqenie dhe begati.
Ai po ashtu premtoi se me “Vetëvendosjen” në qeverisje të papunët dhe ish-luftëtarët, mësuesit, arsimtarët, studentët, mjekët, profesorët, pensionistët, minatorët, bujqit e zejtarët “do të dalin nga kriza e mjerimi.”Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur më 31 maj 2017 certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Lista Përfundimtare e Votuesve përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve. Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është 155.202 votues.Ndërsa, numri i qendrave të votimit në këto zgjedhje është 889 me gjithsej 2.490 vendvotime në mbarë Kosovën.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
































