Përlotet shefi i financave të Organizatës Trump, kam tradhëtuar besimin e familjes

Autori: Gazeta inFokus
14:34 | 18 November 2022
Shefi i financave për një kohë të gjatë i Donald Trump-it shpërtheu në lotë gjatë dëshmisë së tij të enjten, duke thënë se ai tradhtoi besimin e familjes Trump duke bërë makinacione që t’i shmangej taksave për 1.7 milionë dollarë përfitime të paguara nga kompania, duke përfshirë një apartament në Manhatan dhe makina luksoze.
Allen Weisselberg, një këshilltar i lartë dhe ish-zyrtar financiar në Organizatën Trump të ish-presidentit, tha se ai komplotoi me një vartës për të fshehur më shumë se një dekadë të ardhurat e tij ekstra të tatueshme, por që as Trump idhe as familja e tij nuk ishin të përfshirë në skemë.
Organizata Trump tani është në gjyq, e akuzuar se ka ndihmuar zotin Weisselberg dhe drejtues të tjerë të shmangin pagimin e taksave mbi të ardhurat për kompensim përveç pagave të tyre. Prokurorët argumentojnë se kompania është përgjegjëse sepse zoti Weisselberg ishte një “drejtues i lartë menaxherial” të cilit i ishte besuar të vepronte në emër të saj.
“Ishte lakmia ime personale që çoi në këtë rast,” tha zoti Weisselberg, i cili u deklarua fajtor për krime tatimore dhe pranoi të dëshmonte kundër kompanisë në këmbim të një dënimi me pesë muaj burg.
I pyetur nëse ishte i turpëruar nga ajo që bëri, me një pamje të zymtë ai tha: “Më shumë nga sa mund ta imagjinoni”.
Dëshmia e tij emocionale erdhi në ditën e tij të dytë si dëshmitari kryesor i prokurorisë, pasi një avokat i kompanisë i kujtoi atij gjatë marrjes në pyetje, besimin që familja Trump i kishte dhënë për dekada me radhë.
Zoti Weisselberg filloi të punonte për babanë e zotit Trump në vitin 1973 dhe iu bashkua Donald Trump-it si ekzekutiv në Organizatën e tij të atëhershme Trump në vitin 1986. Ai pati fuqi të jashtëzakonshme ndërsa kompania, e mbështetur nga fama e Trumpit, u rrit nga një zhvillues modest i qytetit të Nju Jorkut në një perandori hotelesh dhe pasurive të paluajtshme.
Zoti Weisselberg kujtoi gjithashtu ndihmën e Trumpit në kohët e errëta të kompanisë në fillim të viteve 1990 – duke përfshirë falimentimet e kazinove dhe dështimin e linjës së tij ajrore Trump Shuttle. Ai kujtoi se kishte pare nga afër rritjen e tre fëmijëve më të mëdhenj të Trump – Donald Jr., Ivanka dhe Eric, duke pranuar se ai ishte “ndër njerëzit më të besuar që ata njihnin”.
Organizata Trump mohon të ketë bërë gabime. Kompania mund të gjobitet më shumë se 1 milion dollarë nëse dënohet, por një vendim fajësie mund të pengojë gjithashtu aftësinë e kompanisë për të marrë kredi dhe për të bërë marrëveshje dhe të çojë në përpjekje nga qeveritë, si qyteti i Nju Jorkut, për të anuluar kontratat me subjektet e Trumpit.
Organizata Trump vazhdon të punësojë zotin Weisselberg, duke paguar rrogën e tij të zakonshme 640,000 dollarë edhe pasi ai mori leje muajin e kaluar. Megjithatë, në gjykatë, avokatët e kompanisë e kanë portretizuar zotin Weisselberg si një punonjës besnik, i cili ishte mashtrues dhe sajoi vetë skemën e shmangies së taksave pa dijeninë e Trumpit ose familjes Trump.
Disa nga dëshmitë e zotit Weisselberg duket se e nënvizojnë këtë pikë. Por, ekzekutivi 75-vjeçar hodhi poshtë pretendimin e mbrojtjes se skema e tij nuk ndihmoi gjithashtu në fund të fundit kompaninë. Ai gjithashtu detajoi një marrëveshje tjetër financiare, që përfshin bonuset e pushimeve, që i kishte kursyer para kompanisë për vite me rradhë.
Zoti Weisselberg i tha jurisë se zoti Trump nënshkroi qiranë e banesës së tij dhe, derisa u bë president në 2017, pagoi personalisht shkollimin për dy nipërit e tij.
Kompania, megjithatë, kishte një praktikë të gjatë për të shmangur taksat mbi bonuset fitimprurëse të Krishtlindjeve që Trumpi u shpërndante çdo vit drejtuesve të kompanisë së tij.
Zoti Weisselberg tha se kompania reduktoi taksat për dekada duke tërhequr disa çeqe bonus të nënshkruara nga Trump nga entitetet vartëse dhe duke paguar drejtuesit si kontraktorë të pavarur, gjë që lejonte kompaninë të shmangte taksat e pagave dhe filialet të zbresin bonuset si shpenzime.
Zoti Weisselberg tha se praktika filloi përpara se ai të fillonte punë në Organizatën Trump dhe u braktis vetëm pasi një avokat tatimor auditoi praktikat e pagave të kompanisë pasi Trump u bë president në 2017.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...