Lajme

Përlotet prezantuesja duke lexuar emrat e të mbijetuarve në tragjedinë që ndodhi në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 24 November 2021

Një prezantuese e AlsatM nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka dhënë lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Bullgari, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo pasi që ka lexuar emrat e të mbijetuarve në këtë aksident ka qarë dhe është ndalur duke mos mundur të vazhdojë.

Në aksidentin në rrugën afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 45 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën.

-Advertisement-

Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll.

Më poshtë gjeni videon:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera