Lajme

Përlotet kreu i OBSH: Miqtë e mi, mos e bëni këtë gabim

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 12 July 2020

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka dënuar “mungesën e udhëheqjes” kundër pandemisë së COVID-19, ndërsa vijon rritja e rasteve të të infektuarve.

“Miqtë e mi, mos bëni gabim: Kërcënimi më i madh me të cilin po përballemi nuk është vetë virusi… Përkundrazi, është mungesa e udhëheqjes dhe e solidaritetit në nivel global dhe kombëtar”, tha i përlotur kreu i OBSH-së gjatë fjalimit të tij në një konferencë për shtyp të mbajtur në Gjenevë.

Tedros tha se në pjesën më të madhe të botës “virusi nuk është nën kontroll, por po përkeqësohet”. Ai theksoi se sistemet shëndetësore të disa prej vendeve më të pasura në botë janë përmirësuar, ndërsa disa kombe me mjete më modeste kanë pasur sukses në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

-Advertisement-

“Kjo është një tragjedi që po na detyron të humbasim miqtë tanë, të humbasim kaq shumë jetë. Nuk mund ta mposhtim këtë pandemi nëse qëndrojmë të ndarë” , tha kreu i OBSH duke u përlotur dhe teksa zëri i dridhej.

Fjalimi i tij u pa si një kundërpërgjigje ndaj presidentit Donald Trump, i cili ka zhvilluar një betejë publike kundër OBSH-së, duke bërë fakt të kryer tërheqjen e SHBA-së nga OBSH. Administrata e Trump filloi procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara – donatori më i madh i organizatës – nga OBSH. Masa është vendosur të hyjë në fuqi brenda një viti.

Sipas Trump, OBSH u përqëndrua vetëm te rastet në Kinë dhe nuk e paralajmëroi botën për një pandemi. Kandidati për president të ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden, u zotua të ndryshojë vendimin nëse shpallet fitues.

Pavarësisht largimit të SHBA-së, shtetet e tjera nuk janë tërhequr, por kanë deklaruar se do të mbështesin OBSH-në.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një organ shëndetësor që u themelua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, për të promovuar shëndetin global dhe për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet infektive. Në terma praktikë, OBSH vepron si një organ i rëndësishëm për hulumtime, të dhëna, rekomandime teknike për kërcënimet nga sëmundjet e ndryshme, si për shembull koronaviruset dhe Ebola. Ajo gjithashtu mbështet zhdukjen e sëmundjeve ekzistuese, si malarja. Tërheqja e SHBA, do t’ia shkurtonte OBSH-së 10-15% të buxhetit të përgjithshëm, duke qenë se amerikanët ishin një ndër kontribuuesit më të rëndësishëm të kësaj organizate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera