Lajme

Përlẹṩhje si në filma mes disa personave në Ferizaj, policia arreston një 55 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 11 Tetor 2024

Pas një raportimi se mbrëmë në rrugën ’Ilir Konushveci’’ në Ferziaj disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë dy persona, ndërsa një tjetër është larguar në drejtim të panjohur.

Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore ka pësuar një person, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari Z.V. i moshës 55-vjeç është ndaluar në mbajtje për 48 orë, i dyshuari tjetër L.V. është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa N.R mbetet në kërkim policor.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy