Lajme

Përleshje si në filma mes 6 personave në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 19 May 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren, ka arrestuar 6 persona të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, shkruan gazeta inFokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e vona, dhe personat e përfshirë në këtë përleshje kanë marrë lëndime të rënda trupore.

“Rr. Aziz Kelmendi, Prizren, 17.05.2020 – 23:50. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, të dyshuar pësojnë lëndime trupore dhe pranojnë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera