Lajme

Përleshje në Sllatinë, një person bëhet për spital

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 16 January 2020

Pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në fshatin Sllatine e Madhe në Fushë Kosovë një person ka pësuar lëndime pasi që është sulmuar me thikë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas PK’së personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

-Advertisement-

Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera