Lajme

Përleshje në Prishtinë, dy persona therren me thikë

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 23 April 2021

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës që ishin  përfshirë në një përleshje në rrugën B në Prishtinë.

Një person ka pësuar lëndime pasi është therru me thikë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo për Infokus.

Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera