Lajme

Përleshje në Pejë, ka të shtëna armësh

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 26 December 2021

Dy persona janë ndaluar për sulm fizik nga Policia e Pejës. Kështu është bërë e ditur për Gazetën Express nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Dyshohet se persona të dyshuar janë përleshur mes vete, derisa nuk dihet arsyeja.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Koshares”.

-Advertisement-

Burime të Express bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek kjo përleshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera