Fun & Video

Përleshje në Parlament/ Deputeti ia kërcet me shuplakë koleges, ajo ia kthen me karrige kokës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 02 December 2022

Senegal- Nuk ndodh vetëm në Shqipëri jo! Parlamenti i Senegalit është kthyer në një “arenë” grushtash dhe sharjesh, gjatë seancës plenare ku po diskutohej për projketbuxhetin.

Debati u nxeh aq shumë sa një prej deputetëve u ngrit dhe sulmoi një prej kolegeve të tija. Ai e goditi me shuplakë teksa ndërhynë dhe deputetët e tjerë. Por situata agravoi më keq, kur deputetja ka marrë një karrige dhe ia ka hedhur kolegut të saj në fytyrë.

Përleshja shpërtheu gjatë një debati për buxhetin me ligjvënësen e opozitës Masata Sabb që doli nga podiumi dhe goditi me grusht deputeten e koalicionit qeverisës Ami Diage Gnibi, shkruajnë mediat e huaja.

-Advertisement-

Siç pritej, takimi u ndërpre pasi pas përballjes së parë, por pas rinisjes pasuan të tjera grushta, sharje dhe akuza nga të dyja palët. Episodi u transmetua në televizion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera