Lajme

Përleshje në Obiliq: Katër të rinj kapen mes vete, përfundojnë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 10 July 2022

Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur te shtunën në rrugën “Washingtoni” në Obiliq, pak para mesnatës, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar, me ç’rast lëndime kanë pësuar të dyshuarit që u përfshinë në rrahje.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës në QKUK kanë bërë të ditur se në këtë qendër janë dërguar për trajtim mjekësor katër persona që dyshohet se janë rrahur mes vete. Të rinjtë që përfunduan në spital si pasojë e përleshjes, fillimisht kanë marrë tretman në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin dhe është vënë në lëvizje për të marrë deklaratat e të dyshuarve. Pas trajtimit në spital, ata janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dëshmuar në lidhje me rastin.

-Advertisement-

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim inicimin e rastit për lëndim të lehtë trupor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera