Lajme

Përleshje në një shkollë në Podujevë, një nxënës dërgohet në spital

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 26 November 2020

Dy nxënës të shkollës fillore “ “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës, të enjten rreth orës 10:30 janë rrahur, dhe njëri nga ta e ka sulmuar tjetrin me mjet të mrephtë.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka thënë se i lënduari ka marrë tretmanin mjekësor.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.

-Advertisement-

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Ndërsa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht në konformitet me  dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera