Përleshje në Klinikën e Neuropsikiatrisë, pacienti ther me thikë pacientin
Autori: Gazeta inFokus
16:38 | 26 December 2017
Dy pacientë të klinikës së Neuropsikiatrisë mëngjesin e sotëm përfunduan jashtë saj, njëri në sallë të operacionit e tjetri në burg. Në oborrin e klinikës së Neuropsikiatrisë, A.H 27 vjeç ka therur me thikë 33 vjeçarin F.S.
Viktima (F.S) ka pësuar lëndime trupore, konkretisht në abdomen, ndërsa i dyshuari (A.H) është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Të dy janë pacientë të kësaj klinike. Rasti në Policinë e Kosovës po cilësohet si “tentim vrasje”.
A.H i shoqëruar nga babi i tij kishte ardhur për vizitë të rregullt në klinikën e Neuropsikiatrisë ndërsa F.S kishte ardhur në përcjellje të shokut të tij për të marrë dozën e metadonit, pasi i njëjti është në program të metadonit.
Drejtori i klinikës së Neuropsikiatrisë, Shaban Mecinaj tregon se pacienti që ka therur 33 vjeçarin ka çrregullim kronik, ndërsa ky i fundit është në program të metadonit.
“Ka ndodhë në oborr të klinikës së Psikiatrisë. Një pacient psikiatrik i cili ka pasur vizitë të rregullt ambulantore e ka sulmu përdoruesin, i cili paska qenë në përcjellje të shokut të vet, i cili është në program të metadonit”, tha Mecinaj.
Mecinaj thotë se A.H është skizofren dhe gjatë ditës së sotme ka qenë i shoqëruar me babin e tij.
“Pacienti ka disa hospitalizime në klinikën e Psikiatrisë, d.m.th është pacient me çrregullim kronik është skizofren, edhe sot paska pasur vizitën e rregullt ambulantore dhe paska qenë në përcjellje të babait të tij”, rrëfen Mecinaj.
Ndërsa F.S kishte ardhur për të marrë dozën e metadonit.
“Pacienti ka qenë në përcjellje të shokut të vet dhe ka qenë duke ardhë me marrë dozën e metadonit, pasi është në program të metadonit”, tha Mecinaj.
Express ka biseduar edhe me drejtorin e Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, i cili tha se viktima menjëherë është dërguar në sallën operative dhe deri në momentin e hyrjes në sallë gjendja e tij ka qenë e menaxhueshme.
“Rasti është sjell nga Klinika e Psikiatrisë si pasojë e lëndimit me mjet të mprehtë me thikë, shërbimet emergjente kanë pranuar rastin. Janë siguruar dozat e gjakut për të, dhe është në sallë operative. Pas ndërhyrjes i lënduari do të shkojë në kirurgjinë abdominale”, tha Lenjani për Express.
Express mëson se viktima vuan nga varësia narkotike.
Këtë rast e ka konfrimuar edhe policia, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti “tentim vrasje” është hap sot rreth orës shtatë të mëngjesit, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar.
“Sot ne stacionin policor jugu ne Prishtine rreth ores 07:00 eshte hap nje rast tentim vrasje. Rasti ka ndodhur ne Qkuk saktesisht ne kliniken e neuropsikiatrise, ku me mjet te mprehte (thike) eshte qelluar ne abdomen viktima F.S 1984.i cili menjehere eshte derguar per tretman mjekesor. Lidhur me kete rast policia ka arrestuar te dyshuarin A.H 1990, i cili me urdher te prokurorit eshte derguar ne mbajtje”, tha Ahmeti.
“Motivet e therjes janë herët të dihen”, tha Ahmeti.
Ndërsa, Drejtori i Klinikës së Neuropsikiatrisë, Shaban Mecinaj tha se raste të dhunës në këtë klinikë ka pasur edhe më herët për shkak se natyra e sëmundjes e determinon një sjelle të tillë, mirëpo sipas tij këto raste nuk kanë qenë serioze.
“Në klinikën e Psikiatrisë, pacientët të cilët trajtohen nuk përjashtohen nga mundësia e përdorimit të dhunës kohë pas kohe për shkak se natyra e sëmundjes e çrregullimit e determinon shpesh herë një sjellje të tillë. Na ka ndodhë mirëpo nuk kanë qenë serioze, ka pas kohë pas kohe”, përfundoi Mecinaj.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































