Lajme

Përleshje mes nxënësve të shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan, plagoset një 15-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 20 November 2023

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Lipjan, ku mbeti i therur me thikë një person, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë në rast janë përfshirë dy nxënës të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima 15-vjeçar është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

-Advertisement-

Në anën tjetër, i dyshuari 17-vjeçar, është identifikuar nga Policia dhe tashmë është shpallur në kërkim policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Vrasje në tentativë”.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera