Lajme

Përleshje mes grupeve rivale në burg, të paktën 58 viktima

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 13 November 2021

Të paktën 58 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve mes bandave rivale në një burg në Ekuador.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në burgun “Penitenciaria del Litoral”, ku në muajin shtator pati një tjetër përleshje të përgjakshme mes të dënuarve dhe për pasojë u vranë 119 të burgosur.

Sipas guvernatorit të provincës, Pablo Arosemena, ngjarja nisi pas vendimit për lirimin nga burgu të një prej drejtuesve të bandave dhe të burgosurit që ishin me grupe të tjera, dëshironin që të merrnin pozitën e tij.

-Advertisement-

Bilanci i viktimave pritet të rritet pasi shumë prej të plagosurve në këto përleshje janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera