Lajme

Përleshje mes dy grupeve në Prishtinë, arrestohet personi që përdori armën

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 16 September 2022

Policia ka arrestuar një burrë në lidhje me përleshjen e ndodhur mes disa personave në Prishtinë të mërkurën ku njeri nga ta gjuajti edhe me armë zjarri.

Pas shpalljes në kërkim nga policia për personin që përdori armë në përleshjen mes dy grupeve të personave, u arrestua i dyshuari në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

“Lidhur me rastin e ndodhur më 13.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“ raporton Policia.

-Advertisement-

Në ditën që ndodhi rasti tre personat e lënduar kishin raportuar rastin në polici dhe kishin marrë edhe tretman mjekësor dhe pas intervistimit ishin liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 13.09.2022-03:01. Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave  lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”, kishte njoftuar policia të mërkurën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera