Lajme

Përleshje mes dy familjeve në Istog, Policia ndërhyn me sprej

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 01 March 2021

Një përleshje mes dy familjeve të cilat ishin në konflikt ka ndodhur gjatë të dielës në Istog.

Mandej Policia është dashur të intervenojë më sprej për ta futur situatën nën kontroll.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë anëtar të dy familjeve të ndryshme të cilët kishin një konflikt mes vete si dhe ishin përleshur fizikisht. Policia ka përdorë sprej për ta futur situatën nën kontrolle. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera