Përleshje me thikë në Venezia mes 3 shqiptarëve, njëri tentoi “të arratisej” duke u hedhur në kanal

Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 26 June 2022
Një përleshje me thikë në mes të ditës ka ndodhur dje në Rio Marin, Venecia, Itali.
Sipas dëshmive fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një sulm mes shqiptarëve, të dyshuar tregtarë droge.
Një nga të plagosurit është dërguar në spital.
Tre shqiptarë u përleshën dje përgjatë Rio Marin rreth orës 12:30.
E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e një turme kalimtarësh.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të bërë nga Karabinierët, dy prej shqiptarëve sulmuan bashkëkombësin e tyre.
Shqiptari i sulmuar tentoi të shpëtonte dhe u hodh në ujë.
Por megjithatë dy shqiptarët e tjerë e kanë ndjekur pas duke e rrahur. Madje dyshohet se e kanë goditur dhe me thikë.
Ai u shtrua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të tjerët arritën të iknin kur mbërriti policia, shkruajnë mediat italiane.
Në vendngjarje, të alarmuar nga raportimet e të pranishmëve të shumtë, mbërritën karabinierët të cilët po kryejnë hetime për të rindërtuar historinë dhe për të kuptuar nëse është përdorur realisht një armë./Abcnews.al/
Të tjera
-
Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE’ja dhe ShBA
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në Kosovë, në këto orë...
-
Abazoviq: Jam i gatshëm për qeveri teknike
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta ...
-
Stuhitë “apokaliptike” godasin Europën, 13 viktima, mes tyre edhe fëmijë
Pas valëve të të nxehtit Europa është goditur nga moti i keq, i cili ka shkak...
-
Arben Vitia i kthehet angazhimit në VV, lëshon një njoftim për zgjedhjet në Prishtinë
Duke iu drejtuar anëtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Arb...
-
Jepet alarmi në Krime, rusët i frikësohen raketave HIMARS, shpërthime pranë urës së famshme në Krime
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të rendësishme me rusët që tentojnë të t...
-
Lajçaku e Escobari po i vazhdojnë takimet me Vuçiqin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me takime në Bruksel edhe në m...
-
SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Po e vëzhgojmë dialogun nga afër, shfrytëzojeni në mënyrë efektive
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdo...
-
Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë
Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjet...
-
Çitaku: Kryeministri Kurti në Bruksel nuk përfaqëson LVV-në
Çitaku për ‘Klan Kosova’ ka thënë se kryeministri duhet të negociojë marrëves...
-
Kuvendi i Malit të Zi nesër voton mocion mosbesimi ndaj Abazoviqit
Kuvendi i Malit të Zi nesër do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeminis...
-
Zhdukja e biznesmenit, personat që u arrestuan sot janë vëllau e kunata e të dyshuarit për rrëmbim
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot se janë ndaluar dy persona lidh...
-
Të shtëna më armë zjarri në Krujë, dyshohet se ka viktima
Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjte...