Lajme

Përleshje me thika në Prishtinë: Theren dy persona, dërgohen në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 11 May 2022

Në orët e mbrëmjes së sotme, në rrugën “Arben Xheladini”, ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku është tensionuar situata deri në përdorimin e thikës.

Për pasojë, siç mëson Sinjali, dy persona kanë marrë lëndime trupore, nga goditjet me një mjet të mprehtë, thikë.

Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, derisa njësitë policore kanë bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur përleshja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera