Lajme

Përleshje fizike mes protestueve e disa kalimtarëve në Mramor, arrestohen pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 15 July 2018

Pesë persona kanë përfunduar të arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit janë përleshur gjatë një proteste të sotme të mbajtur në magjistralen Prishtinë- Gjilan.

Përleshja ka ndodhur mes disa protestuesve dhe kalimtarëve të rastit, këtë të fundit të cilët tentuan ta prishnin kordonin e demonstruesve të cilët shprehnin pakënaqësitë e tyre për shkak të vonesës së punimeve nga Ministria e Infrastrukturës, njofton Klan Kosova.

Të arrestuarit sipas policisë janë tre kalimtarë rasti si dhe dy persona nga grupi i protestuesve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera