Lajme

Përleshja në Merdare, lëndohen dy policë

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 04 January 2024

Pak më parë u raportua për një përleshje fizike mes disa qytetarëve ka ndodhur në pikë kalimin kufitar Merdar.

E lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Infokus, ku ka treguar se në këtë rast është përfshirë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas saj, patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar, ku si pasojë lëndime kanë pësuar dy zyrtarë policor.

-Advertisement-

Gjithashtu, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë  është sulmuar nga  persona të dyshuar.

Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar  dy zyrtarë policor.

Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera