Përleshja në Kuvend, Haliti: Seanca nuk do të duhej të mbyllej
Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 20 July 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në RTK Prime ka folur për situatën në vend, për sfidat që po përballen institucionet e vendit, si dhe për çështjet tjera.
Haliti duke qenë deputet me përvojë të gjatë në legjislaturën e vendit ka trajtuar një sërë çështjesh që i përkasin seancave të Kuvendit ai vlerësoi se seanca e fundit nuk do të duhej të mbyllej nga kreu i Kuvendit, derisa komentoi edhe dërgimin në Kushtetuese seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës nga PDK, të cilës, deputeti Haliti i përket.
“Meqenëse tashmë lënda ka shkuar në Kushtetuese për interpretim, nuk jam i pritur të flas për këtë çështje, porse e mbështes grupin tim parlamentar”, tha Haliti.
Lidhur me rregulloren e Kuvendit, deputeti Haliti ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit është ajo e cila vendos për rendin e ditës në seanca.
“Sipas rregullores së Kuvendit rendin e cakton Kryesia e Kuvendit, mirëpo në këtë rast deri para mbajtjes së seancës së fundit nuk ka pasur kuorum të kryesisë për ta miratuar rendin e ditës”, deklaroi Haliti në RTK Prime, derisa sqaroi se mbledhjen apo seancën e ka thirrur kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca.
“Ne deri më tash nuk kemi pasur këso përvoja të tilla në Kuvend, pavarësisht asaj se edhe në të kaluarën ka pasur thirrje të seancave, porse nuk janë ngritur asnjëherë si çështje. Por ka ndodhur shumë rrallë që për mungesë të anëtarëve të kryesisë mos të miratohet rendi i ditës”, tha Haliti.
Ai, tutje sqaroi se sipas rregullores së Kuvendit interpretuesi i fundit është Kryetari i Kuvendit, porse kjo vlen vetëm për seanca dhe gjatë zhvillimit të seancave.
“Edhe në të kaluarën kemi pasur raste të tensionimit të situatës në Kuvend, porse nuk kemi nxituar ta mbyllim seancën, sepse në momentin që mbyllet seanca e filluar atëherë nuk mund ta thërrasësh sërish, sepse as kryetari nuk ka më kompetenca për ta thirrur atë, ngase duhet të mblidhet kryesia për të diskutuar për këtë çështje”, tha Haliti duke shtuar se vendimet i merr vetëm kryesia e Kuvendit.
Më tej, Haliti ka krahasuar përbërjen e legjislaturave përgjatë viteve që nga paslufta e këndej, duke vlerësuar si më përmbajtësorin atë të parin, ku ka pasur shumë akademikë dhe njerëz të ngritur e të formuar kombëtarisht e intelektualisht.
Veç kësaj, deputeti Haliti ka folur edhe për legjislaturën e Kuvendit kur ai ishte gjuajtur me vezë nga kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, derisa Haliti e udhëhiqte seancën nga salla ku uleshin deputetët e Kuvendit.
Ndërkaq lidhur me video-inçizimin, ku shefja GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila kishte komunikuar me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, deputeti Haliti tha se nuk e dëmton Kosovën, derisa shtoi se bisedimet mund të zhvillohen ngase janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që, theksoi ai, në të kaluarën LVV ka akuzuar kryeministra e ministra të qeverive të kaluara se kanë pasur lidhje me Veselinoviqin e Radojçiqin, etj.
Haliti mes tjerash sqaroi se sipas Kushtetutës minoritetit serb i takon ministri dhe deputetë në institucionet shtetërore të Kosovës, dhe, rrjedhimisht, komunikimi me ta është i nevojshëm.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...