Lajme

Përleshja e armatosur në Prishtinë, policia jep detaje rreth ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 06 October 2021

Një përleshje më armë ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, zyrtarët policor, respektivisht njësiti special, kanë reaguar në një rast të përleshjes në mes të disa personave. Rasti ishte në progres  në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë., ku disa persona  pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje”, ka deklaruar Ahmeti.

-Advertisement-

Sipas saj, ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje dhe i zyrtarëve nga Stacioni Qendra, ai që ka rezultuar me shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thike.

Aktualisht nga zyrtarët kompetent po trajtohen rrethanat e ngjarjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera