Lajme

Përleshen dy 57-vjeçarë në Tiranë, njëri plagoset me thikë

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 22 August 2017

Një 57-vjecar me inicialet T. K u plagos me thikë mesditën e sotme në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, konflikti nisi për motive të dobëta.

Policia njoftoi se ka arrestuar autorin e plagosjes, 57-vjeçarin Arben Lezo, me banim në Tiranë. /LAPSI.AL/

-Advertisement-

Njoftimi i policisë: 
Më datë 22.08.2017, rreth orës 15:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, midis dy shtetasve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 4, në momentet e para të arritjes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar shtetasit të cilët ishin konfliktuar midis njëri tjetrit, ku shtetasi T. K., 57 vjeç, kishte mbetur i dëmtuar me mjete prerëse thikë dhe u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi T. K., ishte qëlluar me mjet prerës thikë, pas një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi:

Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

I cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera