Lajme

Perla e re nga Labinot Tahiri, “Covid-19 biznes”

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 13 October 2020

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri, ka thënë se kosovarëve iu duhet spital për trajtimin e kancerit, e jo kundër virusit të cilin po e quan “Covid biznes”, shkruan Gazeta Infokus.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Gashi i është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke iu thënë se janë shpenzuar miliarda euro e dollarë, janë shitur shtëpia e prona, por kurrë nuk ju doli Zot askush, sepse ata sipas tij janë në gjumë, dhe për ta zgjuar vetëdijen e ministrave dhe atyre që merren me shëndetësi populli duhet të zgjohet në këmbë.

“Sa të jeni kokë-ulur, dijeni se kështu do të zgjasë, duke paguar miliona në Turqi dhe në vendet të tjera nëpër botë. Sa i perket Kovidit, nuk po ia ndin as Donalt Trampit, por ai Zotnia i ka spitalet kundër kancerit, ne nuk i kemi. ZOTI E DREJTOFTË POPULLIN DHE VENDIN TONË, SE POLITIKA 20 vjeqare nëse vazhdon kështu, nuk ka kurrë për ta drejtuar. E di prap që e teprojë, por mendja dhe zemra nuk më len të qëndrojë si shumë të tjerë”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera