Përkujtohet gazetari Qani Mehmedi
Autori: Gazeta inFokus
14:36 | 21 July 2017
Qani Mehmedi ishte personalitet i rëndësishëm i gazetarisë kombëtare dhe bashkërendues i veprimtarive të shumta politike atdhetare.
Kështu u tha mbledhjen komemorative në përkujtim të Qani Mehmedit, të organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës.
Drejtori i RTK-së, Mentor Shala, i cili duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe kolegët, tha se Qaniu ishte model dhe shkollë e cila do të ndihmojë për të quar përpara profesionin e gazetarisë.
Ai tha se Qani Mehmedi me punën e tij profesionale dhe temat që trajtonte, nderonte vetën dhe lartësonte punën e RTK-së.
“Radio Televizioni ynë kishte nevojë për Qaniun, për emisionet e tij identifikuese dhe ndër më të ndjekurat nga audienca e gjerë. Ai me punën e tij profesionale me temat që trajtonte nderonte vetën e tij, nderonte dhe lartësonte edhe punën e Radio Televizionit të Kosovës. Qaniu vërtet nuk është më në mesin tonë por ne kolegët e tij kemi pasur fatin që e kishim në mesin tonë, kemi mësuar shumë prej tij përmes këshillash, idesh dhe mendimeve të tij. Qaniu përbënë një model në gazetarinë tonë, ishte një shkollë që do të na ndihmojë shumë për të quar edhe më pëpara profesionin e gazetarit“ tha ai.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje komemorative ishin edhe familjarët e gazetarit tashmë të ndjerë, Qani Mehmedi.
Djali i publicistit të ndjerë, Mentor Mehmedi ka falënderuar kolegët e babit për përkrahjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë familjes Mehmedi qysh nga sëmurja e publicistit deri në vdekjen e tij.
Ai më tej tha se atij nuk i takon të flasë për kontributet e babit të tij por shtoi se do t’iu mungojë buzëqeshja, hareja dhe optimizmi i tij.
Kolegu i Mehmedit, Lekë Musolli tha se Qani Mehmedi ishte personalitet i rëndësishëm i gazetarisë kombëtare dhe bashkërendues i veprimtarive të shumta politike atdhetare.
Musolli ka shtuar se sot po e përkujtojnë një pjesë të veprës së Qaniut sepse është e pamundur të përkujtohet e gjithë jeta dhe vepra e tij.
Ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së publicistit Qani Mehmedi, të cilin para të pranishmëve e lexoi vajza e tij, Vjosa Spahiu.
Qani Mehmdi ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...































