Përkujtohet gazetari Ibrahim Rexhepi, propozohet një çmim me emrin e tij
Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 09 Tetor 2018
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur një mbledhje përkujtimore për gazetarin e ndjerë, Ibrahim Rexhepin, në të cilën morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e gazetarë, të cilët ndanë fjalë rasti.
dhe bashkëpunëtorja e tij, Evliana Berani tha se Ibrahim Rexhepi do t’i mungojë gazetarisë dhe fushës së ekonomisë, për të cilën raportoi gjatë karrierës së tij.
“Ibrahim Rexhepi nuk ka njohur dallime, sidomos jo në gjenerata. Ai ishte sublimim i moshës së njerëzve me të cilët rrinte, të njerëzve të cilët i informonte, me të cilët pa u kursyer asnjëherë, ndante pjesën më të shtrenjtë të tij. Mësimet e nxjerra dhe dijen e përfituar gjatë katër dekadave e gjysmë të punës së tij prej gazetari dhe analisti”, ka thënë ajo.
Agron Bajrami nga “Koha Ditore”, tha se Ibrahim Rexhepi ishte ndër të paktët gazetarë që nuk i ka përzierë bindjet personale me punën profesionale. Ai njëherësh propozoi që për nder të Ibrahim Rexhepit, të themelohet një çmim për gazetarinë ekonomike me emrin e Rexhepit.
“Në rastin e Ibrahim Rexhepit kemi të bëjmë me një njeri që ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të historisë së gazetarisë moderne të Kosovës. Është, e them lirisht, kryemjeshtri i gazetarisë ekonomike të Kosovës, ka qenë numri një, Këtë, besoj që do të duhej edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ta vlerësonte. Personalisht mendoj që një çmim për gazetari ekonomike, me emrin e Ibrahim Rexhepit, është më e pakta që ne si komunitet gazetarësh dhe si kolegë të tij mund ta bëjmë për të respektuar punën dhe veprën e tij”, tha ai.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tha se Ibrahim Rexhepi ishte elaboruesi i parë i mendimit socio-ekonomik në gazetarinë shqiptare dhe rikujtoi që Rexhepi kishte udhëhequr jurinë e parë të profilit ekonomik “Vangjush Gambeta”.
“Në këtë periudhë dhe në periudhën që do të pasojë Ibra do të mbahet mend për organizatën të cilën kam kënaqësinë ta drejtoj, Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, si gazetari që udhëhoqi më së pari një juri të parë të profilit ekonomik siç është juria ‘Vangjush Gambeta’ e gazetarëve ekonomikë ne hapësirën shqiptare”, ka thënë Çipa.
Ndërsa kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli tha se Rexhepi nuk kishte bërë dallime në moshë, por kishte ndihmuar dhe vlerësuar edhe gazetarët e rinj.
“Vetëm dikush si ai diti , na nderoi dhe madhështor siç ishte, realisht edhe na la. Me pak fjalë, me shumë punë, më tepër dashuri e me mbështetje të pakursyer për gazetarët e rinj, për çka ne ishim dje tërë ditën në zi dhe vazhdojmë të jemi edhe sot, sepse humbëm një koleg dhe mik të papërtëritshëm”, ka thënë Begolli.
Ndërsa familjari i Ibrahim Rexhepit, Skender Rexhepi, ndau edhe kujtime nga fëmijëria e tyre, ku përmendi se Ibrahim Rexhepi si i vogël ishte tërhequr nga gazetaria. Ai kujtoi se kur babai i Rexhepit kthehej nga puna, Ibrahimi priste që t’ia sillte gazetën ditore.
“Rrugën e gazetarisë, rrugën e letrave, Ibrahimi bac Brahë nuk e filloi në vitin 1976 në Rilindje, ai kishte filluar shumë më herët, si nxënës i shkollës fillore dhe i shkollës së mesme në fshatin Slivovë atje ku u lind, ku u shkollua, ai themeloi klubin letrar ‘Risto Siliqi’ klub i cili funksionoi me vite të tëra dhe mbajti shumë orë letrare në fshat, në Ferizaj, në rrethinë”, ka thënë Rexhepi.
Rexhepi ishte i njohur si gazetar e ekonomist, ndërsa së fundi punoi si këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
































