Lajme

Përkujtohen në Moskë viktimat e “Terrorit të madh” të Stalinit

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 29 October 2017

Qindra vetë janë tubuar sot afër selisë së ish-KGB-së në pjesën qendrore të Moskës në Rusi, për t’i përkujtuar mijëra meshkuj dhe femra të ekzekutuar nga autoritetet sovjetike gjatë “Terrorit të madh” të Josef Stalinit.

Folësit në ceremoninë që zgjati tërë ditën në përmendoren në Sheshin Lubyanka në Moskë, i kanë lexuar me zë të lartë emrat, moshën, profesionin dhe datat e ekzekutimeve të afro 30 mijë banorëve të Moskës.

Gjatë periudhës 1937 – 38, vlerësoheet se janë vrarë më se një milion njerëz nga autoritetet e dikurshme sovjetike.
Grupi i respektuar për të drejtat e njeriut në Rusi, Memorial, ka mbajtur ceremoni për çdo vit prej 2006-tës, afër selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë, që është pasardhësi kryesor i KGB-së.

-Advertisement-

Kjo ngjarje i paraprinë Ditës së përkujtimeve për viktimat e shtypjes politike, që shënohet nesër. Kjo datë ka filluar të shënohet prej vitit 1991./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera