Lajme

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Zatriq

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 04 September 2017

Në fshatin Zatriq të Komunës së Rahoveci, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati u mbajt tubim përkujtimor.

Të pranishëm në tubim ishin kryetari i Komunë së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar, bashkëluftëtar të dëshmorëve, banor të fshatit Zatriq dhe fshatrave përreth.

Në fjalën e tij të mbajtur në tubimin e mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit, ka thënë se më 3 shtator të vitit 1998, nga mëngjesi forcat e armikut kishin filluar të granatonin fshatin Zatriq dhe pozicionet e UÇK-së, dhe në orët e mbrëmjes kanë rënë Dëshmor Mazllumi, Esati dhe Xhaferi.

-Advertisement-

“Për neve bashkëluftëtarëve ishte një moment shumë i dhimbshëm, sepse kishim humbur tre shok të luftës, tre bashkëfshatar mirëpo ne sot të cilët jemi gjallë e shohim se vepra dhe gjaku i tyre nuk ka shkuar huq , tani kemi shtetin e Kosovës të cilin duhet së pari ta respektojmë për hire të gjakut të derdhur, për hir të djersës , për hir të lotëve të nënave”, ka përfunduar fjalimin e tij Kryetari Vehapi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera