Përkujtohen 31 të vrarët në masakrën më të madhe në Mitrovicë
Autori: Gazeta inFokus
15:24 | 14 Prill 2018
Në Mitrovicë sot u shënua 19 vjetori i masakrës më të madhe të shkaktuar në luftën e fundit të Kosovës nga ana e forcave serbe në këtë qytet, kur në rrugën e Kovaçëve u ekzekutuan 31 persona.
Të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishin familjarët e viktimave, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët vendosën lule dhe bënë homazhe tek pllaka përkujtimore me emrat e viktimave.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se kjo ishte masakra më e madhe e bërë brenda qytetit të Mitrovicës ndaj popullatës së pafajshme shqiptare nga forcat policore serbe.
Ai ka pranuar se institucionet lokale, si dhe ato qendrore nuk kanë punuar sa duhet në përkujdesjen ndaj familjarëve të viktimave. Mujka ka premtuar se vitin e ardhshëm do të realizohet një projekt që të kujtohen në mënyrë dinjitoze të gjithë të rënët në Mitrovicë.
“Institucionet lokale, si dhe ato shtetërore nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim dhe apeloj që kuvendeve komunale t’iu rritet buxheti në mënyrë që ato sa më mirë t’iu dalin në ndihmë familjarëve. Viti i ardhshëm duhet të na presë me një projekt të gjithmbarshëm që në mënyrë dinjitoze t’i kujtojmë martirët e rënë”, ka thënë Mujka.
Motra e njërit nga viktimat të 14 prillit 1999, Flora Peci tha se institucionet e Kosovës premtuan shumë dhe bënë asgjë.
“Jam motra e njërit nga viktimat dhe jam krenare që jam sot këtu. Çdo parti politike në pushtet ka premtuar shumë, ndërsa ka rënë në hiç. Apeloj, që të rregullohen varrezat e tyre, që madje nuk vizitohen nga askush”, u shpreh Peci.
Tefik Sejdiu, i cili ka humbur në këtë masakër babanë, axhën dhe djalin e axhës, tha se ndjen dhimbje dhe mungesë të madhe të tyre edhe pas 19 viteve.
“Edhe pse kanë kaluar 19 vjet, sot ndjejmë dhimbje të madhe si dhe mungesën për më të dashurit tonë të cilët u vranë nga forcat kriminale serbe.
Ndërkaq në përvjetorin e 14 prillit, kryetari i KMLDNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani, ekspozoi 120 fotografi të ndryshme të masakrave të asaj periudhe në Mitrovicë.
Barani tha se këto 120 fotografi flasin të gjitha gjuhët e botës për tmerrin që është ushtruar mbi popullatën shqiptare nga policia, civilë dhe paraushtarakët serbë.
“14 prilli ishte masakra më e madhe për Mitrovicën, ku janë pushkatuar 31 shqiptarë. Këtu kam ekspozuar 120 fotografi që flasin të gjitha gjuhët e botës për tmerrin që është ushtruar mbi popullatën shqiptare nga ushtria, policia, civilë dhe paraushtarakët serbë. Institucionet lokale dhe ato qendrore i kanë shtirë vesh në lesh dhe i kanë vënë syzet të salduesve që saldojnë me aparat elektrik dhe as nuk shohin as nuk dëgjojnë dhe as nuk dinë çka ka ndodhë dhe as që janë të interesuar të dinë”, tha ndër të tjera Barani./

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...



























