Lajme

Përkrahje e fuqishme për AAK-në në Zvicër, Haradinaj: Aleanca është adresa më serioze për secilin bashkatdhetar

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 19 March 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon me konsolidimin dhe rritjen e strukturës së saj në diasporë. Gjatë ditës së sotme, Ramush Haradinaj bashkë me deputetë tjerë, janë pritur në një takim në Cyrih të Zvicrës, nga simpatizantë dhe struktura të Aleancës.

Në një postim të publikuar në profilin e tij, Haradinaj ka thënë prezenca e të pranishmëve në tubim, është dëshmia më e mirë se AAK po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë. Ai u shpreh organizimi i strukturave të AAK-së në Zvicër ka bërë që bashkatdhetarët në mërgatë ta kenë adresë të tyre Aleancën.

Ndër të tjera, ai shtoi se shqiptarët e Zvicrës janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë.

-Advertisement-

“Zvicra si vend mik i yni, ka qenë strehë për shumë shqiptarë në kohërat më të vështira për ne, në periudhën shtet-formuese e vazhdon ta ndihmojë Kosovën edhe tash. Sot, shqiptarët në Zvicër janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë. Me vlerat që i përfaqësojnë, përkushtimin dhe suksesin e treguar, janë shembull edhe për të tjerët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Prezenca madhështore në takim me struktura të AAK-së në Cyrih të Zvicrës, është dëshmia më e mirë se Aleanca po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë.

Zvicra si vend mik i yni, ka qenë strehë për shumë shqiptarë në kohërat më të vështira, ka qenë pranë nesh në periudhën shtet-formuese e vazhdon ta ndihmojë Kosovën edhe tash në forma të ndryshme. Sot, shqiptarët në Zvicër janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë. Me vlerat që i përfaqësojnë, përkushtimin dhe suksesin e treguar, janë shembull edhe për të tjerët.

Liria e që e gëzojmë sot, ka rrënjët tek përpjekjet dhe sakrifica e shumë brezave, e cila kulmoi me luftën e lavdishmë të Ushtrisë Çlirimtare. Por, kjo liri është edhe falë aleatëve tanë në krye me ShBA-të, të cilët i kanë dhënë krah Kosovës në kohërat më të rënda. Për Aleancën, marrëdhëniet me miqtë tanë e me ShBA-të në veçanti, janë jetike për rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në proceset e tjera euro integruese.

Përkrahja për Aleancën, është për përkrahje ndaj njerëzve me vlera atdhetare, të cilët kanë qenë gjithmonë në krye të detyrës në të gjitha periudhat kohore, si në përpjekjet për liri por edhe në shtet-ndërtim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zvicër, në përbërje të saj ka njerëz të dëshmuar në shumë në lëmi të ndryshme. Organizimi i mirëfilltë i tyre ka bërë që bashkatdhetarët tanë në mërgatë ta kenë adresë të tyre Aleancën, gjithë ata që besojnë në një Kosovë të fortë politikisht e me ekonomi të zhvilluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera