Lajme

Përkrahja ndaj Millosheviqit, Turqia kërkon tërheqjen e vendimit për t’i ndarë Nobelin Handkes

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 08 December 2019

Shkrimtari austriak, Peter Handke, gjatë këtij viti mori çmimin Nobel për Letërsi.

Por, veç si shkrimtar, Handke njihej edhe për diçka tjetër, mbështetjen e pashoq që ia bëri regjimit serb, duke mohuar gjenocidin e Srebrenicës, por edhe krimet në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, reagim të fortë kundër ndarjes së çmimit prestigjioz për të ka bërë edhe shtetit turk

-Advertisement-

Siç njofton agjencia Anadolu, Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidencës turke, ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e çmimit Nobel, Handkes, shkruan gazeta inFokus.

“Duhet të bëhet kthesë nga ky vendim jologjik dhe i turpshëm. Si mund t‘i jepet çmimi Nobel një personi që nuk ka ndërgjegje? Për të inkurajuar gjenocide të tjera?”, citohet të ketë pyetur ai.

Ndërsa ,ndarja e çmimit për të është paraparë të ndodhë të hënën.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, pati paralajmëruar se Kosova nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Pacolli gjithashtu ka konfirmuar se ambasadorja Shkendije Geci – Sherifi do të bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera