Lajme

Përkrahësi i Vetëvendosjes që shkeli qenin, ishte përballur para pak kohësh me Sami Lushtakun para një marketi në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 25 January 2021

Sokol Halili është bërë personazh i njohur i rrjeteve sociale pas publikimit të një video ku shihet teksa shkel një qen derisa po voziste dhe në të njëjtën kohë bënte thirrje për ta votuar Albin Kurtin, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Por kjo nuk është hera e vetme kur ai ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi para pak kohësh Halili kishte postuar edhe një video ku shihet teksa Sami Lushtaku i shkon nga mbrapa në një market, duke e ndjekur deri tek vetura e tij.

Halili, që njihet si kritikues i ashpër i Sami Lushtakut, kishte shpjeguar kuptimin e asaj video teksa thotë se Lushtaku e ndjeku nga mbrapa, kurse Halili kishte shpjeguar se Lushtaku ishte tërhequr kur e kishte kuptuar se përballja me të ishte fatale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera