Përkeqësohet gjendja me ujë të pijshëm për shkak të reshjeve të shiut
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 05 February 2018
Për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit është përkeqësuar gjendje e ujit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kjo vjen për shkak të ngritjes së tubullirës, gjë që nuk lejon të trajtohet uji i pijshëm në kushte optimale.
Këtë e ka bërë të ditur Arjeta Mjeku, zyrtare për informim në KRU “Prishtina”.
Ajo përmes një njoftimi tha se kjo gjendje vazhdon të jetë në fabrikën e trajtimit të ujit në “Shkabaj”, dhe në fabrikën për trajtimin e ujit të pijshëm në Drenas, që ujin primar e marrin nga kanali i “Iber-Lepencit”.
Ky është njoftimi i plotë:
Për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit, gjendja e ujit të papërpunuar në kanalin e “ Ibër – Lepencit” është përkeqësuar tre ditët e fundit, për shkak të ngritjes së turbullirës, gjë që nuk lejon të trajtojmë ujë të pijshëm në kushte optimale.
Kjo gjendje vazhdon të jetë në fabrikën e trajtimit të ujit në “Shkabaj”, dhe në fabrikën për trajtimin e ujit të pijshëm në Drenas, që ujin primar e marrin nga kanali i “Iber-Lepencit”.
Ky kanal me gjatësi prej 50 km, është i pambrojtur nga ujërat sipërfaqësore gjatë reshjeve, duke ndikuar që turbullirat në këtë kanal të jenë në vlera të larta e që na pamundëson trajtimin e ujit të pijshëm në periudhat kur kemi reshje me intensitet të lartë dhe për shkak që shfaqen probleme teknologjike dhe papastërti.
KRU ”Prishtina” sh.a. kërkon nga NH ” Ibër- Lepenci ” sh.a. dhe Institucionet komunale që në territoret ku është i ndërtuar kanali, të punojnë në mbrojtjen e tij nga ujërat sipërfaqësore, që në të ardhmen të mos ballafaqohemi me ndërprerje të prodhimit të ujit në të dy fabrikat e lartëcekura.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot ka arritur kuotën maksimale dhe ka filluar të kapërderdhet, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit ditëve të fundit është rritë rreth 40 cm, por që ende vazhdon të jetë (-3.50 m) nën kuotën maksimale.
KRU”Prishtina” sh.a. po bën përpjekje maksimale që këtë situatë ta tejkalojë me sa më pak mungesë të ujit të pijshëm te konsumatorët.
Furnizimi me ujë të pijshëm në të gjitha zonat e shërbimit po qëndron stabil, por në ditët vijuese zona të pjeshme do të balafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, deri në stabilizimin e situatës me turbiditet të lartë
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...