Rajoni dhe Bota

Përkeqësohen përsëri raportet ShBA – Iran, kërcënojnë me luftë njëra – tjetrën

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 02 April 2020

Raportet mes Iranit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë filluar të përkeqësohen përsëri.

Kjo ani se pas vrasjes së gjeneralit iranian nga ShBA-të, Qassem Soleimanit, këto u acaruan, por më pas pati një pushim mes tyre, shkruan gazeta inFokus.

Tash, Presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë që kanë informata për një sulm nga Irani.

-Advertisement-

E sipas tij, kjo do të bënte që Irani të paguante një çmim të shtrenjtë.

“Në bazë të informatave të besueshme, Irani ose të dirigjuarit e Iranit po planifikojnë një sulm tinëzar në trupat ose asetet amerikane në Irak. Nëse kjo ndodhë, Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë, pa asnjë dyshim!”, ka shkruar Trump.

E kësaj deklarate i ka reaguar ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javed Zarif, shkruan gazeta inFokus.

“Mos u ndikoni për të keq nga luftënxitësit, PËRSËRI, Donald Trump: Irani ka MIQ: Askush nuk mund të ketë miliona të dirigjuar. Për dallim nga ShBA-të që gënjejnë fshehurazi, mashtron e vranë – Irani reagon vetëm në vetmbrojtje. Irani nuk fillon luftëra, por u jep mësim atyre që nisin”, ka përfunduar Javed Zarif./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera