Sport

Përjashtohet nga kombëtarja e vetaranëve të Kosovës për shkak të kritikave ndaj kreut të FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 10 April 2021

Jeton Gashi, është një prej futbollistëve veteran që është larguar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Gashi është shprehur i mllefosur me këtë vendim, duke theksuar se krerët e FFK-së dhe Agim Ademi kanë gisht në përjashtimin e tij.

Ai u la jashtë për ndeshjen ndaj Shqipërisë me arsyetimin se ka sharë Federatën e Futbollit e Kosovës. Gashi thotë se kështu i ka thënë përzgjedhësi, Ramadan Cimili.

-Advertisement-

“Në fillim me ftuan për ndeshjen me Gjakovën. Aty isha më i miri, por kur erdhi ndeshja me Shqipërinë, nuk me ftuan. Fola me selektorin, Ramadan Cimilin, e pyeta pse nuk jam ftuar kur ti thua se jam më i miri, ai më tha: ‘Po thojnë se e ka sharë federatën. Ke qenë në formacion për ndeshjen me Shqipërinë, por të kanë larguar’. U takova me kryetarin [Agim Ademin] e pyeta për këtë rast, më tha se ‘kam me bisedue me selektorin’. Është marre më thane, por jam në një formë të shkëlqyeshme” – tha fillimisht Gashi për “Zeri.info”.

Jeton Gashi në fund tha se ky është një krim. “Krim. Xhelozi. Selektori po thotë se jam më i miri, por nuk po më pyesin”.

Përveç në Bullgari, Gashi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Dinamon në Shqipëri, Prishtinën, Dritën, Flamurtarin e Ulpianën në Kosovë, dhe Eintracht Haiger në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera