Lajme

Përjashtimi i Kosovës nga “Defender 23”, Serwer: Do të ketë ushtrime të tjera të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 02 June 2023

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, nuk e konsideron si ndëshkim serioz përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe 2023” dhe thotë se NATO do të ketë edhe ushtrime të tjera në të ardhmen.

“Këto janë gjëra të vogla, sado të dëmshme për qytetarët e Kosovës. ShBA-ja nuk ka bërë shumë në vite për të ndihmuar me njohje dhe në të ardhmen do të ketë edhe stërvitje tjera të NATO-s”, ka thënë ai.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Serwer nuk e sheh si zgjidhje që kryetarët e tri komunave me shumicë serbe të ushtrojnë detyrat e tyre jashtë ndërtesave komunale.

-Advertisement-

Madje, ai e kritikon qasjen e Administratës Biden ndaj Serbisë duke thënë se “ShBA-ja e ka gëlltitur plotësisht këndvështrimin e Beogradit, derisa përpiqet ta largojë atë nga Moska”.

Në fund të intervistës, ai jep një rekomandim rreth asaj se çfarë duhet të ndodhë për të ardhur deri te një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera